Mish Chianina me rukola dhe djathë parmixhano
Përbërësit:
- 600 gr mish chianina i prerë në feta
- 250 gr rukola
- Djathë parmixhano (jo i grirë)
- Vaj ulliri
- Lëng limoni
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Mishin e prerë në feta bifteku e marinojmë mirë me vaj ulliri, kripë dhe piper derisa grilla të nxehet. Më pas, e gatuajmë pa e lëvizur për 3 minuta nga secila anë. Nëse dëshirojmë që të krijohet një teksturë e freskët, e skuqim në fund për një minutë nga secila anë, duke i renditur në drejtim të kundërt me mënyrën se si i kemi vendosur në fillim. Presim biftekët në shirita duke ndjekur drejtimin e fibrave të mishit dhe i vendosim në një shtrat rukole. Presim feta të holla të djathit parmixhano dhe i hedhim direkt sipër dhe e shërbejmë spërkatur me vaj ulliri dhe nëse dëshirojmë dhe pak uthull balsamike.