Si u arrit gjetja e vlonjatit të zhdukur në "Pa Gjurmë"?/ Nëna: Falë jush tim bir e kam në shtëpi

3 Nëntor 2020, 17:44

#pagjurme #odetadume #reportTV Kanë mjaftuar vetëm pak minuta transmetimi live në emisionin ‘Pa Gjurmë’, me moderatore Odeta Dume, që menjëherë apelit të nënës nga Vlora, për djalin e humbur 13 ditë më parë, t’i përgjigjen me dhjetra telefonata, që lokalizuar vendodhjen e 36-vjecarit në Tiranë. Fatjon Dule u zhduk nga banesa e tij më datë 21 tetor, nga banesa e tij në Vlorë, ndërsa nëna e tij Donika kishte bërë denoncimin në policinë e qytetit. Pasi kaluan ditë të tëra, pa asnjë pa rezultat nëna vendosi t’i drejtohej programit për të kërkuar ndihmë. Gjatë transmetimit live në ’Pa Gjurmë’ mbërritën informacione e para, që lokalizuan vendndodhjen e të riut në zonën e ’Don Boskos’ në kryeqytet. Falë qytetarëve stafi ‘Pa Gjurmë’ u nis menjëherë për të verifikuar në terren të gjitha informacionet, por edhe për të marrë të dhëna të tjera duke shpërnadrë edhe foton e të riut. Misioni vazhdoi edhe pas përfundimit të programit live, me shpresën për të rënë në gjurmët e Fatjonit. Në pak minuta stafi ishte në vendin dhe kohën e duhur. I riu u gjet shumë pranë tregut të fruta-perimeve, në hyrje të zonës së ’Don Boskos’, teksa bënte lëvizje të crregullta. Gazetari Ermal Qori komunikoi me 36-vjecarin, i cili kishte probleme të shëndetit mendor prej disa vitesh, pas zhgenjimit nga një marrëdhënie të humbur dashurie.