Siguria kibernetike në institucione, shtohen ekspertët! Autoriteti kalon në varësi të kryeministrit! Alibeaj: Ndërhyrje e qeverisë në institucionet e pavarura

20 Dhjetor 2022, 18:16

Këshilli i Ministrave kërkon të përforcojë sigurinë kibernetike në të gjitha sistemet e informacionit të qeverisjes qendrore dhe institucioneve të pavarura, të cilat mundësohen nga produktet Microsoft. Autoriteti për Sigurinë Kibernetike kalon në varësi të kryeministrit që për opozitën është ndërhyrje në institucionet e pavarura. Projektligji parashikon deri në 800 mijë lekë shtesë mbi pagën për nëpunësit e Autoritetit dhe shtim të numrit të ekspertëve