Simite si sfungjer mbushur me proshutë dhe djathë nga zonja Albana

18 Tetor 2023, 12:10

Simite me proshutë dhe djathë në furrë

Përbërësit:

Për brumin:

  • 400 gr miell
  • 4 gr maja
  • 1 majë luge sheqer
  • 1 lç kripë
  • Ujë të vakët

Për mbushjen:

  • 300 gr proshutë
  • 300 gr djathë me feta i prerë hollë
  • ¾ filxhan gjalpë të shkrirë
  • 1 ½ lugë mustardë
  • 1½ lugë çaji salcë soje
  • 1 ½ lugë fara susami

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin e simiteve, e mbulojmë me letër kuzhine dhe e lemë të vijë. Ndërkohë parangrohim furrën në 175 gradë C. Në një tas, përziejmë së bashku gjalpin, mustardën, salcën e sojes dhe farat e susamit. Pasi brumi ka ardhur e ndajmë në kuleçë. I hapim pak kuleçët dhe vendosim pak nga salca e përgatitur, fetat e proshutës dhe të djathit. E punojmë përsëri brumin duke i dhënë formën e simites së mbushur. I vendosim simitet të piqen në furrë dhe në minutat e fundit lyejmë sipërfaqen e të gjitha simiteve me salcën e përgatitur me mustardë dhe fara susami.