‘Sistemi më i MIRË, të gjithë të BARABARTË’, pensionisti NOSTALGJI për komunizmin

29 Qershor 2020, 10:25

“Kam nostalgji për sistemin e kaluar”. Një telefonues i moshuar në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me zë të lartë renditi të mirat e sistemit komunist në vendin tonë dhe tha me krenari se ai e kujton me mall. Zotëria duke folur në studio me gazetarin Andi Kapxhiu tha se komunizmi ishte sistemi më i mirë, i barabartë pavarësisht të metave që kishte.