Situata në Kosovë, deputeti Deliu: Vuçiç po viktimizohet në arenën ndërkombëtare! Harxhi: Mund të shmangej! Qori: Ka shumë tension

2 Qershor 2023, 22:52

Situata në Kosovë ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv. Deputeti socialist, Denis Deliu duke komentuar situatën, tha se pas zgjedhjeve në veri, kryeministri Albin Kurti kishte plotësisht të drejtë që të siguronte që kryetarët e rinj të katër komunave të nisin punën.