‘Skandaloze të mendosh se vendi duhet përfaqësuar nga këneta’, Rama: 7x7 nuk bëjnë 6 mln për ne! Del ndonjë kukumjaçkë e thotë ‘e mo se kryeministri aq pi një shishe verë…

1 Maj, 09:47 | Përditesimi: 1 Maj, 09:47

Duke iu përgjigjur një komentuesi që i shkruante se boll ka qëndruar 12 vite në pushtet, kryeministri Edi Rama tha se nuk qëndron në këtë post për veten e tij, por për vendin. Rama tha se misioni i tij është integrimi i vendit në Unionin evropian, ndërsa e “ftoi” edhe komentuesin të bëhet pjesë duke i dhënë votën PS.   

Rama përmendi rastin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel për vitet që ka qëndruar në pushtet. Komentoi gjithashtu edhe sulmet që ka marrë për batutën se gjysma e burrave janë “çyrykë”. Sipas tij, është e turpshme që njerëzit të votojnë për kënetën. 

r.k./Shqiptarja.com