Sodanik, receta e gjysheve korçare nga zonja Mirela

5 Tetor, 11:29 | Përditesimi: 5 Tetor, 11:29

Sodanik

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 300 gr miell misri Ola
  • 2 lugë gjelle miell gruri
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 1 fixhan çaji kos
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 100 gr gjalpë i shkrirë

Përgatitja:

Në një tas hedhim vezët dhe sheqerin. I rrahim me tel derisa të shkrihet sheqeri. Shtojmë kosin, gjalpin e shkrirë, sodën dhe vazhdojmë i përziejmë. Hedhim pak nga pak duke përzier miellin e grurit, dhe më pas atë të misrit derisa të bëhet një masë uniforme jo shumë e trashë (si për kek). Lyejmë tavën me gjalpë dhe derdhim masën në të. E pjekim në furrën e nxehur në 180 gradë për 20 minuta.

MC/Shqiptarja.com