Sot në Tiranë Samiti i BE, firmoset marrëveshja 'Roaming', nga tetori 2023 tarifa më të ulëta për Ballkanin! Liderët evropianë: Ditë historike për rajonin

6 Dhjetor 2022, 15:16

Liderët europianë kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kjo është një ditë historike për vendin tonë, pasi për herë të parë do të mbahet një samiti  përmasave të tilla. Presidenti i Këshillit Europian, Chales Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian  pritën nga kryeministri Edi Rama, ndërsa thanë së BE është e paplotë pa Ballkanin.