Spageti me rikota, kaperi dhe limon nga zonja Albana

31 Maj 2023, 11:30

Spageti me rikota, kaperi dhe limon

Përbërësit:

  • 300 gr spageti
  • 200 gr rikota
  • 50 gr kaperi
  • Lëkura e 1/2 limoni
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat spageti të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë.

Kur spagetit të jenë gati, i kullojmë dhe i lëmë të ftohen në një enë me ujë dhe akull. Marrim një gotë mikseri dhe në të vendosim gjizën /rikotën, kaperin dhe lëkurën e limonit. Përziejmë të gjithë përbërësit me një blender dhe hedhim ngadalë vajin e ullirit ekstra të virgjër. Pasi makaronat të jenë ftohur i kullojmë dhe i përziejmë me rikotën që sapo kemi përgatitur, pak kripë dhe piper të freskët.