Spahia me banorët e Velipojës: Fitoren e kemi të padiskutueshme, do bëjmë çmos për të promovuar turizmin

25 Prill 2023, 13:28

Me një plan të qartë investimesh dhe rritje të shërbimeve, Velipoja do të jetë një prej pikave të forta të zhvillimit të turizmit për Bashkinë Shkodër. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia gjatë takimeve me banorët e kësaj pike turistike, foli për investimet e parashikuara që ndikojnë drejtpërdrejtë tek zhvillimi i turizmit. Ai mori mbështetjen e banorëve për 14 Majin, të cilët shprehen bindjen se fitorja do të jetë e padiskutueshme.