Speca furre me gjizë nga zonja Albana

27 Shtator 2023, 11:43

Speca furre me gjizë

Përbërësit:

  • 6 speca
  • 2 fç gjizë
  • 2 fç kos
  • 3 thelpinj hudhër
  • 10 domate qershi
  • Kripë, rigon
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Presim në mes specat. Përziejmë kosin me gjizën, hudhrën dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Mbushim specat, shtojmë domatet qershi dhe i vendosim të piqen në furrë për 15 minuta. I spërkasim me vaj ulliri përsipër dhe i shoqërojmë me bukë të thekur.