Speca me domate në tigan me djathë nga zonja Albana

5 Korrik 2023, 13:24

Speca me domate në tigan me djathë

Përbërësit:

  • 6-7 speca
  • 2 domate
  • 1 lgj gjalpë
  • 100 gr djathë
  • 3 thelpinj hudhër
  • Kremviçe pule FIX
  • 1 lç kripë
  • 250 ml salcë kosi
  • Majdanoz
  • Vaj bimor

Përgatitja:

Në një tigan me vaj kaurdisim specat së bashku me hudhrat e prera në fetëza të vogla dhe domatet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë, pak djathë të bardhë të thërrmuar dhe kremviçe pule të prera në feta. Vendosim kapakun dhe e lëmë derisa domatet të treten si një fërgesë.

Në një pjatancë trazojmë salcën e kosit me pak kripë dhe majdanoz të grirë dhe sipër vendosim specat e tiganisur me domate dhe djathë.