Speca në brumë të mbushur me mish të grirë
Përbërësit:
- 6 speca të gjatë
- 150 gr mish i grirë
- ½ qepë
- 1 thelpi hudhër
- 5 lgj miell
- Ujë sa të bëhet një brumë i hollë
- Pak niseshte
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Specat i presim në mes. Mishin e grirë e punojmë si brumin e qofteve me qepën e grirë imët, hudhrën, kripën dhje piperin. Mbushim specat në brendësi, i lyejmë me niseshte dhe më pas me qullin e brumit (miellin e trazuar me pak ujë sa të bëhet një brumë i hollë si për petulla). I skuqim specat e mbushur në vaj të bollshëm.