Speca në kos me hudhra
Përbërësit:
- 3 speca të kuq
- 300 gr kos
- 3 ls miell
- 3 thelpinj hudhër
- 3 lk spec i kuq i ëmbël
- 3 ls yndyrë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Specat i pjekim ose i skuqim. Në tigan shtojme yndyrën dhe miellin. I kaurdisim duke shtuar pak ujë dhe më pas kosin, të cilin e kemi trazuar me hudhrat e grira në rende. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe më pas shtojme specat, duke shtuar dhe erëza sipas dëshirës.