Speca të mbushur me gjizë dhe erëza
Përbërësit:
- 5 speca të kuqe ose jeshile
- 5 thelpinj hudhër
- 400 gr djath i bardhë / gjizë
- 1 tufë kopër
- Spec djegës
- Spec i kuq pluhur
- Rigon, nenexhik
- Kripë, piper i zi
- Arra të thërrmuara
- Djathë i grirë kaçkavall
- Pomodorini sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht skuqim lehtë specat, më pas i mbushim me gjizën e trazuar me hudhër, kripë, piper, rigon, nenexhik, kopër, spec djegës dhe arra të thërrmuara. I spërkasim me pak vaj ulliri dhe djathë kaçkavall dhe i vendosim për pak minuta në furrë.