Speca të mbushura me kuskus nga zonja Albana

23 Qershor 2023, 12:20

Speca të mbushura me kuskus

Përbërësit:

  • 2 speca të mëdhenj
  • 80 gr kuskus
  • 1 kungull i njomë
  • 2 qepë
  • 80 gr domate qershi
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë, piper
  • Trumzë, kerri

Përgatitja:

Presim specat përgjysmë për së gjati dhe heqim farat. I lyejmë specat jashtë dhe brenda me pak vaj ulliri dhe i rregullojmë me kripë. I vendosim në furrë të piqen në 200°C për 15 minuta.

Ndërkohë hedhim kuskusin në një enë, shtojmë pak kripë, pak vaj dhe një spërkatje të lehtë me kerri. Më pas shtojmë ujë të nxehtë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta.

Presim kungullin në kubikë dhe qepën në rripa të hollë dhe i skuqim me pak vaj në një tigan në zjarr të fortë për 5-10 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Qepën e kaurdisur me kungujt e shtojmë tek kuskusi, shtojmë dhe domatet qershi të prera në katërsh, trumzën dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim specat dhe i servirim në një pjatancë.