Speca të pjekur me kos, djathë dhe majdanoz nga zonja Albana

26 Qershor, 11:38 | Përditesimi: 26 Qershor, 11:38

Speca të pjekur me kos, djathë dhe majdanoz

Përbërësit:

  • 1 kg speca të kuq mishtorë
  • 3 vezë
  • 1 lugë miell
  • 500 gr kos të trashë ose ajkë
  • 1 tufë majdanoz
  • 100 gr kaçkavall
  • Djathë i bardhë sipas dëshirës

Përgatitja:

Specat i lajmë, i fshijmë, i pjekim dhe më pas i qërojmë dhe u largojmë farat. I pudrosim me pak miell, i kalojmë në vezë të rrahura dhe i skuqim pak në vaj të nxehtë. Një të tretën e specave të fërguar i palosim në një tavë, mbi to hedhim kosin e përzier me djathë. Mbi djathë hedhim majdanozin e grirë hollë. Njëlloj veprojmë edhe me dy të tretat e specave, me radhë speca, kos me djathë e majdanoz. Në fund bëjmë një spërkatje me djathë kaçkavall dhe i vendosim në furrë të nxehtë pak minuta derisa të shkrihet djathi.

MC/Shqiptarja.com