Spiropali prezantohet si drejtuese e qarkut Shkodër: Është nder të punosh në këtë qark pavarësisht se kë votojnë

4 Tetor 2022, 19:56

Elisa Spiropali është prezantuar si drejtuese politike e qarkut Shkodër para strukturave të këtij qarku.  E shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, ajo mbajti një takim të shkurtër me dyer të mbyllura me strukturat në selinë e partisë socialiste. Pas takimit Gjiknuri tha se nuk mund ti imponohen shkodranëve por do që partia socialiste do paraqesë alternativën më të mirë.