Stafi i ’Pa Gjurmë’ i komunikon lajmin e vdekjes/ 85-vjecarja e pikëlluar largohet nga Report Tv

2 Tetor 2020, 18:26 | Përditesimi i fundit: 2020-10-02 18:26:28

Unë kam qenë 48 vjece kur e linda vajzën. E kam lindur në shtëpi. Ishte shumë ftohtë, kushtet nuk ishin të mira. Pasi linda përfundova në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajzën e sapolindur e dërguan në befotrof. Dyshoj se është ende gjallë. Vajza lindi një fëmijë i shëndetshëm. Unë dyshoj është e birësuar’, rrëfen 85-vjecarja

Sapo u njohëm me këtë histori që na ktheu vite pas, ditën e 28 shkurtit të vitit 1972, kur Merita u lind stafi i ’Pa Gjurmë’ nisi menjëherë kërkimet. Pas shumë informacioneve, që u siguruan në një kohë të shkurtër mësuam se, vajza që kërkohej nga nëna në studio, ishte dorëzuar në befotrofin e Korcës më 11 mars të vitit 1972 dhe po atë vit, një muaj më pas, në datën 6 prill kishte ndërruar jetë. Pas komplikacioneve nga një temperaturë e lartë, foshnja ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe kishte mbyllur sytë përgjithnjë. Me pengun që s’e pa më kurrë Meritën, Anifja sot nënë e 4 djemve dhe dy vajzave erdhi në studion e ‘Pa Gjurmë’ për të mësuar të vërtetën, që e ka munduar prej vitesh.Vdekja është e jona. E ka vënë Zoti vdekjen’, me këto fjalë e mbyll nëna 85-vjecare, pasi mësoi lajmin në studio.