Steinmeier në Tiranë, vizita e parë e një presidenti gjerman pas 27 vitesh! Pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

1 Dhjetor 2022, 10:36

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE. Steinmeier do të mbajë fjalë edhe në Kuvend.