Strudel me djathë dhe kërpudha nga zonja Albana

15 Nëntor 2023, 12:50

Strudel me djathë dhe kërpudha

Përbërësit:

  • 1 rul petë sfoliat e gatshme
  • 500 gr kërpudha champignon
  • 180 gr djathë
  • 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë majdanoz i grirë
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë, piper i zi
  • Spec djegës (opsionale)

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë kërpudhat, i shpëlajmë shpejt me ujë të ftohtë dhe i presim në feta të holla. Në një tigan që nuk ngjit, vendosim 2 lugë vaj ulliri, 1 thelpi hudhër për aromatizim dhe gjysmë spec djegës (sipas dëshirës). E lëmë hudhrën të skuqet më pas shtojmë kërpudhat e grira, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta në zjarr të fortë dhe pa lëng. Fikim zjarrin, shtojmë majdanozin e grirë dhe i lëmë kërpudhat të ftohen.

Rrotullojmë petën sfoliat në tepsi të veshur me letër pjekjeje, vendosim fetat e djathit në gjysmën e brumit dhe sipër vendosim kërpudhat e skuqura. Mbyllim petën duke mbivendosur gjysmën e mbetur bosh, i fiksojmë mirë skajet duke i shtypur me gishta dhe duke formuar një kornizë. Bëjmë disa prerje në sipërfaqen e brumit me një thikë të mprehtë (për të mos lejuar që brumi të njomet tepër dhe kështu të humbasë efektin krokant) dhe e pjekim në furrë të nxehtë në 200°C për rreth 25 minuta. Pasi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe më pas e presim në feta.