Ekipi juridik i Universitetit të Prishtinës, u rendit në 3-shen më të mirë në botë, mes 364 universiteteve duke lënë pas Harvard, Oxford apo Cambridge në garën më prestigjoze të drejtësisë!
Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik në Prishtinës kanë shënuar një sukses historik! Ata janë vlerësuar së fundmi si ndër më të mirët në botë, mes shumë universiteteve të njohur, në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, eventi më i rëndësishëm akademik në nivele elitare në fushën ligjore. Nga 364 universitete në botë, studentët e Universitetit të Prishtinës kanë arritur të renditen të tretët, ndërsa lajmin nuk ka nguruar t'a postojë me krenari, në rrjetet e saj sociale dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Prishtina, Donikë Qerimi, Profesoreshë e Fakultetit të Drejtësisë dhe Morea Pula, studente e Universitetit të Prishtinës shprehin emocionet dhe përjetimet e pafundme të këtij suksesi si dhe tregojnë sfidat që i presin në të ardhmen.