Sufle / Kek çokollate me zemër të butë kremoze nga zonja Albana

30 Qershor 2023, 11:54

Kek çokollate me zemër të butë

Përbërësit:

  • 200 gr çokollatë të zezë
  • 200 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 40 gr miell 00

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë çokollatën: mund ta bëjmë në banjomarie por edhe në mikrovalë me fuqi mesatare, duke monitoruar shpesh konsistencën. Më pas përziejmë çokollatën me sheqerin dhe gjalpin, i cili duhet të jetë në temperaturë ambienti. Vezët duhet të inkorporohen një e nga një në mënyrë që të mos fitohet efekti omletë duke i trazuar butësisht nga poshtë lart. Në fund shtojmë miellin duke e situr dhe duke bërë lëvizje delikate nga poshtë lart.

Më pas e kalojmë brumin në kallëpe. Për të përftuar një zemër të butë dhe kremoze, kallëpet vendosen në ngrirje për 3/4 orë derisa brumi të ngrijë plotësisht.