Sufle me patate e mbushur me pulë nga zonja Vjollca

24 Korrik 2020, 11:02

Sufle me patate e mbushur me pulë

Përbërësit:

2 fileto pule ( 400 gr)

1 qepë

1 thelpi hudhër

1 karrotë

100 ml verë të bardhë

1/2 filxhan çaji pure domate

rigon

kripë dhe piper të zi

1.2 kg patate ( 7-8 kokrra)

1 vezë

2 lugë gjelle vaj ulliri

100 gr djath pice

Përgatitja:

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë për 25 minuta. Pastrojmë filetot e pulës dhe I presim ato në kubikë të vegjël. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë deri sat ë zverdhet. Shtojmë hudhrën dhe karrotën dhe vazhdojmë ta skuqim deri sa karrota të zbutet. Shtojmë mishin e pulës dhe e përziejmë sëbashku e lëmë pulën të ziejë pak deri sa dhe copat e mishit të zverdhen. E shuajmë me verë dhe e lëmë verën deri sat ë avullojë alkooli për 5 minuta.