Sufle me presh nga zonja Vjollca

22 Tetor 2020, 11:11

Sufle me presh

Përbërësit:

1 kg presh

pak vaj ulliri

gjalp

150 gr djath pice

30 gr parmixhano

4 vezë

500 ml qumësht

kripë dhe piper të zi

arrëmoskat

bukë e ftohtë

Përgatitja:

Pastrojmë preshin dhe e presim atë hollë në unaza. Në një tigan shkrijmë gjalp, vaj, preshët në unaza dhe I kaurdisim ato deri sa të gatuhen. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi. Bashkojmë djathrat në një tas. Në një tas rrahim 4 vezë, qumësht, kripë, piper të zi, arrëmoskat. Lyejmë një tepsi me gjalp dhe shtrojmë në të si bazë 4-6 feta bukë  pa kore. Shtojmë tek preshët 1 garuzhde qumësht me vezë. 1/2 e preshëve I shtrojmë si shtresë të dytë mbi bukë. E nivelojmë mirë dhe e spërkasim në gjysmën e djathtë. Vendosim përsëri feta buke, përsëri një shtresë preshi dhe në fund e mbulojmë me djath. E spërkasim me qumësht, në fund e mbulojmë me djath. E spërkasim me qumësht dhe vezë vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.