Supa e peshkatarit nga zonja Albana, fantastike në shije dhe plot vlera ushqyese

25 Qershor, 11:47

Supa e peshkatarit

Përbërësit:

  • 1 kg peshk miks
  • 3 patate
  • 3 qepë
  • 3 karrota
  • 2 degë selino
  • 100 ml vaj
  • 100 ml lëng limoni
  • 100 ml verë
  • Pak kripë

Përgatitja:

Pastrojmë mirë peshqit dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Ndërkohë presim perimet në kubikë të vegjël. Kullojmë lëngun e peshkut dhe aty ziejmë perimet. Në fund shtojmë verën dhe lëngun e limonit, e lëmë supën të lidhet dhe e shërbejmë të ngrohtë.