Supë e ftohtë me domate nga zonja Albana/ Super shije dhe shumë e lehtë në përgatitje

8 Korrik, 11:26

Supë e ftohtë me domate

Përbërësit:

  • 4 domate të pjekura
  • 1 spec të kuq
  • 2-3 qepë të thata
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj uthull balsamike
  • Lëng limoni
  • Domate qershi
  • Borzilok i freskët
  • Kripë, piper, erëza

Përgatitja:

Presim domatet, specat dhe qepët në feta ose në kubikë të mëdhenj. I marinojmë perimet me kripë dhe erëza dhe i vendosim në një tavë ku shtojmë dhe thelpinjtë e hudhrës. Tavën me perime e vendosim në furrë në 200 gradë për 15 minuta. Më pas perimet i frulatojmë duke shtuar lëngun e limonit dhe uthullën balsamike. Rregullojmë shijen me vaj ulliri dhe erëza sipas dëshirës. E lëmë supën të ftohet dhe e servirim me pak domate qershi të kaurdisura me pak kripë.