Supë krem bizele me koper dhe djathë nga zonja Vjollca

29 Prill 2020, 11:21

Supë krem bizele me koper dhe djathë Përbërësit: 1 qepë e vogël 1 thelpi hudhër Vaj ulliri 400 gr bizele 300 ml lëng perimesh 1 tufë koper 100 gr djathë i bardhë 100 ml krem pana Pak piper pikant, kripë 1 lugë gjelle susam

Përgatitja: Presim qepën dhe hudhrat shumë hollë. Vendosim në tenxhere dy lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën, hudhrat për 3 minuta. Shtojmë bizelet dhe pasi I trazojmë me qepën dhe hudhrat, I lëmë të ziejnë dhe për 3 minuta të tjera. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë përsëri bizelet për 5 minuta të tjera, shpëlajmë koprën, e grijmë dhe e lëmë mënjëanë. Largojmë supën nga zjarri. Më pas shtojmë kremin e panës, ½ e koprës dhe e kalojmë në një blender dore supën duke e kthyer atë në krem. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper djegës. Mbushim 2 tasa me supë, e spërkasim supën me koper, djathë të thërrmuar, 1 lugë caji vaj ulliri,. Kalojmë susamin në një tigan pa yndyrë sa të zverdhen pak dhe më pas e pudrosim supën me susam.