Supë krem brokoli nga zonja Albana

24 Nëntor 2023, 11:47

Supë krem brokoli

Përbërësit:

  • 1 brokoli
  • 1 qepë e vogël
  • 1 patate
  • 1 kungull jeshil
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 vezë
  • 500 ml qumësht
  • Kripë, arrë moskat
  • Majdanoz

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë hollë me pak vaj ulliri, shtojmë pataten të prerë në kubikë dhe vijojmë me kaurdisjen duke shtuar dhe pak ujë. Më pas shtojmë kungullin dhe brokolin dhe e lëmë të ziejë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim miellin me pak gjalpë. Sapo mielli ndryshon ngjyrë e shuajmë me qumështin e trazuar me një vezë. E lëmë kremin të lidhet, rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe shtojmë perimet e fruluara. E përziejmë mirë supën dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me majdanoz.