Supë krem perime me pulë nga zonja Vjollca

18 Shkurt 2021, 10:47

Supë krem perime me pulë

Përbërësit:

500 gr mish pule

1 qepë

2 patate

1 karrotë

2 thelpinj hudhër

1 degë selino

1.2 litër ujë

100 ml pana

3 lugë gjelle parmixhano

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

kopër

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë dhe shpëlajmë mishin e pulës. E vendosim në një tenxhere dhe e lëmë për të zjerë për 35-40 minuta. Ndërkohë në një tenxhere tjetër me pak vaj kaurdisim një qepë sat ë zbutet shtojmë patatet, karrotë, selinon në kubikë shtojmë lëngun e pulës dhe I lëmë perimet të ziejnë për 15 -20 minuta. Në fund shtojmë panën, parmixhanon dhe kalojmë perimet në blender I kthejmë në krem. Në fund pastrojmë mishin nga kockat dhe lëkurën e presim në kubikë dhe I shtojmë në supë në fund shtojmë pak kopër dhe e shërbejmë.