Supë krem pule me qiqra nga zonja Vjollca

29 Maj 2020, 10:34

Supë krem pule me qiqra

Përbërësit:

200 gr fileto pule

1 qepë të vogël

1 patate mesatare

1 kungull të njomë

1 filxhan çaj me qiqra të ziera

1 lugë gjelle gjalp

pak vaj ulliri

kripë, piper të zi, arrë moskat

2-3 lugë gjelle pana

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere shtojmë gjalp dhe vaj ulliri dhe kaurdisim mishin të prerë në kubikë të vegjël. Së bashku me qepën I përziejmë derisa mishi të zbardhet dhe qepa të zbutet.Shtojmë patatet në kubikë të vegjël, kungujt e prerë në kubikë, I përziejmë dhe shtojmë lëngun e perimeve ose të pulës apo ujë të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta. Shtojmë qiqrat dhe i lëmë sëbahsku të ziejnë dhe për 5 minuta të tjera. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem duke shtuar pak pana, piper të zi, dhe arrë moskate shërbejmë në kubikë  bukë të thekur.