Supë me fidhe dhe vezë të vluara nga zonja Albana

20 Shtator 2023, 13:06

Supë me fidhe dhe vezë të vluara

Përbërësit:

  • 2 lgj fidhe
  • 1 lgj gjalpë
  • 1.5 litër ujë
  • 2 koncentrat pule
  • Disa pika uthull
  • 4 vezë të freskëta
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim fidhet me gjalpë, shtojmë ujin e vluar, më pas shtojmë koncentratin dhe e lemë supën të vlojë për 5 minuta. Rregullojmë shijen duke shtuar disa pika uthull dhe vezët të cilat i shtojmë me lugë një nga një.