Supë me kërpudha nga zonja Albana

23 Dhjetor, 12:41

Supë me kërpudha

Përbërësit:

  • 500 gr kërpudha të freskëta
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj gjalpë / vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle miell (opsionale)
  • 1 litër lëng perimesh / lëng pule
  • 200 ml krem pana ose qumësht
  • Kripë, piper sipas shijes

Përgatitja:

Ngrohim gjalpin ose vajin në një tenxhere. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të bëhet e artë. Më pas shtojmë hudhrën dhe vijojmë me kaurdisjen për 1 minutë. Shtojmë kërpudhat dhe i skuqim derisa të lëshojnë lëngun dhe të zbuten (rreth 8-10 minuta). Nëse e duam supën pak më të trashë shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë derisa të përthithet plotësisht. Hedhim lëngun e perimeve ose lëngun e pulës, e trazojmë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Pasi supa të ketë zier, ulim nxehtësinë dhe shtojmë kremin pana ose qumështin. E gatuajmë për 5 minuta të tjera, pa e lejuar të ziejë fort. Nëse dëshirojmë një konsistencë më të butë, përdorim një blender për ta përpunuar pjesërisht ose plotësisht supën.