Supë me kunguj të njomë, karrotë dhe patate nga zonja Albana

13 Nëntor 2023, 11:28

Supë me kunguj të njomë, karrotë dhe patate

Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 patate të madhe / 3 patate të vogla
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj kos
  • Kripë, piper 

Përgatitja:

Presim perimet në kubikë dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë dhe e lëmë supën të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e frulojmë supën duke e kthyer në kremoze. Shtojmë një lugë kos dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.