Supë me kungull vjeshtor
Përbërësit:
- 400 gr kungull
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj pana
- Kripë, piper
- Arrë moskat
- Fara kungulli
Përgatitja:
Vendosim në një tavë kungullin e prerë në kubikë, qepën dhe hudhrën. I spërkasim me pak kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Më pas i frulojmë, i vendosim në një tenxhere në zjarr të ngadaltë, rregullojmë shijen me erëza duke shtuar panën, farat e kungullit të pjekura dhe bukë të thekur.