Supë me miell misri, e shijshme dhe me pak kosto nga zonja Albana

31 Maj 2023, 11:47

Supë me miell misri

Përbërësit:

  • 2 lugë miell misri
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1 majë luge spec i kuq
  • 2 lugë ajkë
  • Majdanoz i grirë hollë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në vaj të nxehtë hedhim miellin e misrit dhe në temperaturë të ulët e kaurdisim duke e përzier vazhdimisht. Pasi mielli të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë një majë luge spec të kuq pluhur dhe hudhrat e shtypura. E trazojmë 2-3 herë dhe më pas shtojmë 4 filxhanë ujë të nxehtë. E përziejmë mirë, vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë për 20 minuta. Në fund hedhim majdanozin e grirë imët dhe ajkën e holluar me pak ujë. E lëmë 2 minuta të marrë valë, e largojmë nga zjarri dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.