Supë me mish pule dhe perime
Përbërësit:
- Mish pule
- Presh
- Karrota
- Pak oriz
- Lëng mishi
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Pasi kemi zier mishin e pulës, e copëtojmë dhe kullojmë lëngun. Kaurdisim pak perimet e grira imët, shtojmë lëngun e mishit së bashku me mishin e copëtuar të pulës dhe orizin dhe e lëmë supën të marrë valë. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe bimë aromatike.