Supë me mish pule, domate dhe oriz
Përbërësit:
- 1 gjoks pule
- 1 qepë
- 2 domate
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 3 lgj oriz
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj niseshte
- Buljon mishi / perimesh
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim gjoksin e pulës të ziejë dhe më pas e ndajmë në fije. Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë me pak kripë. Shtojmë mishin e pulës, domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë më pas buljon mishi ose buljon perimesh dhe sapo të vlojë shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.