Supë me mish qengji nga gazetarja Admirina Peçi

31 Tetor, 11:47

Supë me mish qengji

Përbërësit:

  • 200 gr mish qengji
  • 1 lugë miell
  • 1 gotë qumësht
  • 1 e verdhë veze
  • Lëngu i 1/2 limoni
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin e qengjit, më pas kullojmë lëngun dhe mishin e copëtojmë. Kaurdisim në një tenxhere një lugë miell me pak yndyrë dhe sapo të zverdhet e shuajmë gradualisht me lëngun e ngrohtë të mishit dhe me pak qumësht. Shtojmë copëzat e mishit dhe e lëmë supën të lidhet. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund e presim me një vezë me limon. Servirim supën të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.