Supë me oriz, tradita e shkodrës nga zonja Albana

23 Shkurt, 12:14

Supë me oriz, tradita e Shkodrës

Përbërësit:

  • 2 qepë mesatare
  • 1 fç mish i grirë
  • ½ lgj salcë domate
  • 2 filxhanë kafeje oriz
  • Kripë, piper i zi
  • Pak gjalpë
  • Lëng limoni

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë hollë, hedhim mishin e grirë, salcën, kripën dhe piperin. Vijojmë me kaurdisjen duke shtuar më pas ujë dhe e lëmë të ziejë derisa të zbutet e gjithë masa. Më pas hedhim orizin e larë dhe e lëmë supën të ziejë në formën e një çorbe të trashë. Kur e shërbejmë në pjatë hedhim pak gjalpë të shkrirë dhe piper të zi të bluar në çast, sipas dëshirës mund t'i hedhim dhe pak lëng limoni.