Supë me perime
Përbërësit:
- 2 karota
- 2 kunguj
- 2 speca
- 2 patate
- 1 qepë
- 1/2 lgj oriz
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- Lëng mishi ose ujë
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht presim perimet në kubikë. Në një tenxhere me pak gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë patatet dhe karrotat dhe vijojmë me kaurdisjen. Shtojmë lëng mishi ose ujë, pak oriz, dhe i lëmë perimet të ziejnë. Në 7-8 minutëshin e fundit shtojmë specat dhe kungujt e njomë. Rregullojmë shijen me erëza e bimë aromatike dhe e servirim supën të ngrohtë.