Supë me perime miks nga zonja Albana

2 Nëntor 2023, 11:23

Supë me perime miks

Përbërësit:

  • 300 gr perime nga Verso Natura
  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 1 litër buljon mishi
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, turmerik
  • Piper i freskët kokërr
  • Fara speci djegës

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e prerë imët në vaj ulliri duke i shtuar pak kripë. Patatet e prera në kubikë i shtojmë në kaurdisje. Më pas shtojmë perimet e tjera dhe buljonin. E lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare. Rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike duke i kaluar në havanë e drurit dhe e servirim të ngrohtë.