Supë me peshk nga zonja Vjollca

22 Prill 2020, 10:49

Supë me peshk Përbërësit: 500 gr peshk miks 1 qepë e vogël 2 thelpinj hudhra 1 patate e madhe 2 karrota të vogla 1 degë selino 100 ml verë të bardhë 2 domate 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle gjalp 1 gjethe dafine Kripë dhe piper të zi Majdanoz

Përgatitja: Lajmë peshkun, e presim atë në copa dhe e vendosim në tenxhere. Shtojmë 1.5 litra ujë dhe kokrra piperi të zi, selino, lëngun e gjysmë limoni, 100 ml verë të bardhë, kripë dhe e lëmë peshkun të ziejë derisa mishi të shkëputet nga halat. Shkrijmë gjalpin dhe vajin në një tenxhere, kaurdisim qepët të prera shumë imët. Shtojmë në tenxhere karrotën në kubikë të vegjël, kaurdisim mirë perimet për 2-3 minuta, hudhrat, domatet (pa lëkurë dhe fara) të prera në kubikë të vegjël. Kullojmë lëngun e peshkut dhe shtojmë te perimet patatet të prera në kubikë të vegjël, një gjethe dafine dhe e lëmë supën të ziejë për 10-13 minuta derisa të kenë zier dhe perimet. Ndërkohë pastrojmë peshkun nga halat dhe lëkura, copëtojmë tulin e peshkut dhe e shtojmë në tenxhere pasi të jenë zier perimet. E lëmë dy minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe majdanoz dhe e servirim supën të ngrohtë.