Supë me pulë dhe oriz
Përbërësit:
- 1 gjoks pule
- 1 lgj oriz
- 1 limon
- 2 vezë
- Kripë, piper
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Ziejmë mishin me ujë të ftohtë. Shtojmë në lëngun e pulës orizin dhe pak kripë. Copëtojmë mishin e pulës, e shtojmë tek supa së bashku me vezët e rrahura me lëng limoni. Rregullojmë shijen me piper të zi dhe bimë aromatike dhe e servirim të ngrohtë.