Supë me qiqra

29 Prill 2021, 10:45 | Përditesimi i fundit: 2021-04-29 11:55:31

Supë me qiqra

Përbërësit:

Qiqra

2 karrota

2 degë selino

1 qepë e kuqe

Hudhra

Lëng pule

Trumzë

Rozmarinë

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete  duhet të filloni me zierjen e lëngut të mishit.

Nëse keni qiqra të freskëta, kini parasysh t’i lini ato një natë në ujë në mënyrë që të zbuten.

Ndërkohë shpëlani mirë qiqrat, lërini mënjanë dhe filloni me pastrimin e qepës  dhe selinosë.

Grijini më pas në rrathë të vegjël të imët, bashkë me qepën të cilën duhet ta prisni po ashtu imët.

Në fund prisni dhe qëroni edhe karrotën dhe të gjithë perimet tuaja shtojini tek një tenxhere,  spërkatur me vaj ulliri.

Për të ndihmuar perimet të gatuhen më mirë, shtoni edhe pak nga  lëngu i ngrohtë të mishit që përgatitët më parë.

Vazhdoni me zierjen përreth 10 minuta të tjera dhe më pas shtoni qiqrat që duhet të jenë të buta.

Lërini dhe ato të zihen për disa minuta e më pas shtoni gjethet e dafinës, dhe degëzat e rozmarinës pa i thërrmuar.

Në mënyrë që të mund ti hiqni kollaj në fund.

Përzieni pak qiqrat, shtoni përsëri pak lëng mishi dhe më pas mbuloni tenxheren me kapak.

Një pjesë të tyre vendosini në blender dhe më pas hidhini prap në tenxhere. Më pas mund t’I servirni.