Supë me thjerrëza
Përbërësit:
- 300 gr thjerrëza
- 1 qepë mesatare
- 2 karota të vogla
- 1 gjethe dafine
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj salcë domate
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i bardhë
Përgatitja:
Vendosim në ujë të ftohtë thịerrëzat dhe i lëmë për 3 orë. I kullojmë dhe i vendosim në një tenxhere bashkë me qepën, karotat, gjethen e dafinës dhe hudhrën. E mbulojmë me ujë tjetër të ftohtë (2 gisht sipër), e vendosim në temperaturë të ulët me kapak të ziejë për 40 minuta. Në 10 minutat e fundit largojmë gjethen e dafinës, shtojmë salcën e domates dhe vazhdojmë gatimin, gjithnjë me kapak e në zjarr të ulët. Në fund hedhim kripë e piper dhe pak vaj ulliri.