Supë me thjerrëza të kuqe
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 patate
- 400 g thjerrëza të kuqe
- Trumzë
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në tenxhere kaurdisni qepën, pataten, karrotën dhe trumzën. Shtoni thjerrëzat e kuqe të lara më parë dhe më pas ujë ose lëng kockash, e zieni derisa të zbuten plotësisht. I bluani me blender, rregulloni shijen me kripë edhe piper dhe në pjatë shtoni pak vaj ulliri.




















