Supë peshku nga zonja Albana

13 Qershor 2023, 11:39

Supë peshku

Përbërësit:

  • 2 qepë
  • 2 karrota
  • 2 kunguj
  • 5 patate të vogla
  • 1 domate
  • 1 degë selino
  • 500 gr peshk
  • ½ filxhan oriz
  • ½ filxhan vaj
  • 2 vezë
  • 2 limona
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim një kullesë dhe sipër peshqit e ndryshëm, i lemë të ziejnë në avull. Qepët i presim në katërsh, kungujt dhe selinonë në kubikë, karrotat dhe patatet e vogla i lëmë siç janë, ndërsa domaten e ndajmë në 4 pjesë. I vendosim perimet të ziejnë për 15 minuta me pak vaj ulliri dhe oriz.

Largojmë peshqit nga kullesa dhe lëngun e tyre e shtojmë tek perimet. Peshqit e mëdhenj i vendosim sipër, i lemë të ziejnë pak dhe më pas largojmë nga supa peshqit dhe një pjesë të perimeve. Pjesën tjetër së bashku me lëngun e kalojmë në blender. Në fund e presim supën me vezë dhe limon dhe e servirim të ngrohtë.