Supë me kërpudha
Përbërësit:
- 400 gr kërpudha
- 1 qepë
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1/2 gotë verë e bardhë
- 2 lugë miell
- 2 lugë pana
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën me pak kripë në yndyrë, shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim derisa mos të ketë lëngje. Më pas i shuajmë me pak verë.E lëmë derisa të avullojë alkooli. Shtojmë miellin në kaurdisje për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë, dy gisht sipër masës. Pasi supa ka zierë shtojmë panën dhe majdanozin si dhe rregullojmë shijen me kripë e piper.